Flash

"Ti mendon vetëm për renditjen": përplasje e fortë mes Agnelli e Lotito në Asamblenë e Lega-s

Lapsi.al 14 March 2020
"Ti mendon vetëm për renditjen": përplasje e fortë

Pas shumë polemikash në javët e fundit, Serie A ka njoftuar se ka ndër mend të përfundojë sezonin në vazhdim, kur emergjenca e koronavirus të përfundojë. Plani është ai për të rifillua, qoftë edhe në maj e pastaj të luhet cdo tre ditë për të mbyllur kampionatin brenda 30 qershorit (kur skadojnë kontratat) e si rrjedhojë të shtyhet Euro 2020 me shumë mundësi në 2021. Por kjo garanci nuk i ka fshirë divergjencat mes preisdentëve të Serie A.

Në vecanti përplasjet janë tek stërvitjet: Aic insiston që skuadrat të mos stërviten, Lega javën e kaluar i vendosi skuadrave një ndalesë për 7 ditë, Milan ka njoftuar se nuk do të fillojë përpara 23 marsit, por jo të gjithë klubet e mendojnë njësoj. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, gjatë Asamblesë së Legës ka ndodhur një përplasje në videokonferencë, mes presidentit të Juventus Andrea Agnelli e atij të Lazio Claudio Lotito.

Presidenti bardhekaltër, i mbështetur nga Napoli i Aurelio De Laurentiis, thekson se stërvitjet nuk janë të ndaluara e kërkonte të rifillonte, duke i cuar skuadrat në grumbullim për ti mbrojtur, por numri 1 i Juventus i është përgjigjur: "Ti mendon vetëm për klasifikimin, jo për shëndetin e lojtarëve të tu". Lotito ka provuar të replikojë, por të qeshurat e presidentëve të tjerë e shuan tensionin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI