Flash

"Kërcënojnë me thikë gruan dhe fëmijët"; tmerr në shtëpinë e Vertonghen

Lapsi.al 15 March 2020
"Kërcënojnë me thikë gruan dhe fëmijët";

Një ngjarje e shëmtuar për Jan Vertonghen e për familjen e tij. Në mbrëmjen e të martës, ndërsa 32 vjecari belg ishte i impenjuar në Leipzig në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League me Tottenham, katër persona të armatosur me thika janë futur me forcë në shtëpinë e tij në veri të Londrës. Lajmin e ka bërë të ditur BBC. Hajdutët kanë kërcënuar me thikë gruan dhe fëmijët e mbrojtësit të Spurs.

Një zëdhënës i Tottenham ka deklaruar: “I kemi dhënë mbështetje Jan e familjes së tij në këtë periudhë tmerrësisht traumatike. Inkurajojmë këdo që mund të ketë informacion, të ndihmojë policinë me hetimet“.

Një zëdhënës i policisë, ndërkohë, ka deklaruar: “Policia është thirrur nga një adresë rezidenciale në NË3 në orën 19:29 të 10 marsit për të denoncuar një grabitje me dhunë. Punonjësit e policisë mbërritën në vend. Është mësuar se katër persona që mbanin maska në fytyrë, të aramatosur me thika, kanë hyrë me forcë në pronë e kanë grabitur disa objekte para se të largoheshin. Askush nuk mbeti i plagosur. Të dyshuarit ishin larguar përpara mbërritjes së policisë. Nuk ka patur arrestime deri tani dhe hetimet vazhdojnë“.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI