Flash

Barcelona bllokon Lautaro: zikaltrit planifikojnë lëvizjet e merkatos

Lapsi.al 16 March 2020
Barcelona bllokon Lautaro: zikaltrit planifikojnë lëvizjet e merkatos

Ujëra të trazuara në shtëpinë e Inter në lidhje me merkaton. Nga Spanja vazhdojnë të vijnë zëra insistues mbi një nisje të mundshme të Lautaro Martinez. "Toro" i pëlqen prej kohësh Real Madrid e Barcellona, por, sipas të përditshmes iberike 'Sport', blaugrana kanë siguruar pëlqimin e lojtarit dhe e kanë bllokuar sulmuesin për në qershor. Për momentin nuk është e qartë ende shofra që do të vendosë në tavolinë Barça, por ndërkohë zikaltrit po lëvizin për ti dhuruar Conte një përforcim në mesfushë, Castrovilli.

Pas aprovimit të teknikut zikaltër, që në tetor administratori i deleguar Marotta e drejtori sportiv Ausilio kanë nisur të hedhin bazat për të sjellë në Milano mesfushorin e Fiorentinës. Një goditje e rëndësishme në nivel teknik, por sigurisht jo ekonomik për arkat e Inter. I lidhur me Viola nga një kontratë deri në 30 qershor 2024, Castrovilli vlerësohet nga Commisso të paktën 40 milionë euro. Shifër e rëndësishme, por që mund të përballohet lehtë nga shitja e mundshme e Martinez.

E me shumë mundësi edhe nga dalja e Godin. Sipas As, në fakt, Diego nuk është ambjentuar tek Inter e që këtë verë mund të largohet nga zikaltrit. Mbrojtësi nuk është titullar fiks si pritej e ka patur vështirësi të adaptohet në mbrojtjen me tre të Conte. E pikërisht për këtë arsye në qershor mund ti kërkojë Marotta e Ausilio të shitet.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI