Flash

Serie A në dy sezone, idea e re e presidentit të FIGC: "Nuk përjashtoj asgjë, as mbylljen përfundimtare"

Lapsi.al 16 March 2020
Serie A në dy sezone, idea e re e presidentit të FIGC: "Nuk

Italia është ende në emergjencë të plotë për koronavirus e qeveria e futbollit po studion hipoteza të ndryshme për të kuptuar kur e si të rinisë kampionatet. "Nuk jam në gjendje të përjashtoj asgjë, as mbylljen përfundimtare të kampionateve. Data 3 prill më duket shumë afër për të rifilluar: ndoshta në maj" janë fjalët e Gabriele Gravina, numri 1 i Figc (Federata italiane e futbollit), në Radio Anch'io Sport.

Presidenti federal thekson se "kërkojmë të programojmë hipotezën më optimiste, pra të përfundojmë kampionatet. Por nuk përjashtoj asgjë, në fakt, kisha futur në hipoteza edhe atë të mos dorëzimit të titullit e të ngrirjes së renditjeve". Rinisja, sipas asaj që kuptohet, nuk është e mundur në prill, në skadencën e dekretit aktual qeveritar mbi masat e emergjencës: "3 prilli besoj është një datë shumë e afërt për të rinisur aktivitetet ekonomike, jo vetëm ato sportive. Për këtë kam filluar të flas për majin".

Pastaj një ide e fundit që praktikisht do ta ndante në dysh Serie A: "Nuk përjashtohet që kampionati i sotëm të ndahet në dy sezone të ndryshme, me një efekt 'tërheqës' mbi sezonin 2020/21". E në fund për Euro 2020: "Do ti kërkojmë Uefa-s (nesër videokonferenca) të vlerësojë me kujdes, shtyrjen dhe idenë që duhet ndjekur. Në nëntor apo në 2021? Janë të gjitha ide e refleksione, nesër do ti diskutojmë më mirë".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI