Flash

Koronavirus 'mbyt' Valencian: 35% e skuadrës pozitive, fatale ndeshja në Milano

Lapsi.al 17 March 2020
Koronavirus 'mbyt' Valencian: 35% e skuadrës pozitive, fatale

Valencia ka njoftuar raste të reja pozitiviteti ndaj koronavirus. Klubi spanjoll ka vendosur të mos i bëjë të ditur as emrat, as sa lojtarë apo pjesëtarë të stafit janë infektuar, por ka theksuar se 35% e skuadrës (mes lojtarëve e teknikëve) rezulton për momentin e prekur nga virusi. "Një tjetër provë e infektueshmërisë së lartë të këtij virusi – shkruhet në komunikatën zyrtare – Kjo sa për të konfirmuar faktin se se njerëzit duhet të qendrojnë në shtëpi e të ndjekin në mënyrë rigoroze sugjerimet e autoriteteve shëndetësore".

Klubi spanjoll ka shpjeguar se "të gjithë rastet në fjalë janë pa simptoma e ndodhen në banesat e tyre, të ndjekur nga mjekët e nën masat e izolimit, duke vazhduar kështu normalisht planin e punës së programuar". Spanjollët nuk kanë asnjë dyshim se infektimi ka ndodhur gjatë transfertës në San Siro kundër Atalanta: "Pavarësisht masave të forta të adaptuara nga Klubi, pasi luajtëm një ndeshje të UEFA Champions League në Milano në 19 shkurt 2020, një zonë që ditë pas dite u konfirmua me rrezik të madh nga autoritetet italiane, rezultatet e fundit tregojnë që ekspozimi ka shkaktuar rreth 35% të rasteve pozitivë". Që nga dita e dielë, Valencia kishte lajmëruar 5 raste me Covid-19 mes lojtarëve: bëhej fjalë për Mangalà, Garay, Gayà, Camarasa e Juan Aliaga.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI