Flash

Rëndohet situata e Ronaldinho në burg: hetohet për pastrim parash, në lojë edhe një grua

Lapsi.al 17 March 2020
Rëndohet situata e Ronaldinho në burg: hetohet për pastrim

Agravohet pozicioni i ish-futbollistit brazilian Ronaldinho, i arrestuar në Paraguaj për arsyen se është futur në vend me dokumente false: hetimi në këtë havë është futur në një fazë të re, me prokurorinë që po përqendrohet në atë që e konsideron se mund të jetë një skemë riciklimi parash, që përfshin në këtë cështje edhe sipërmarrësen që ka ftuar ish-numrin 10 në Paraguay, Dalia Lopez.

Për të vërtetuar tezën, hetuesit do të nisin të analizojnë file e mesazhe në celularin e Ronaldinho e të vëllait të tij, Roberto Assis. Sipas prokurorit të cështjes, Osmar Legal, po hetohet mbi lidhjen e dy vëllezërve me Lopez, sipërmarrësen që ka administruar vizitën e tyre e që i ka takuar në mbërritjen e tyre në aeroportin e Asuncion përpara se të arrestoheshin. "Hipoteza jonë kryesore është se dokumentat false do të përdoreshin për qëllime komerciale ose investime që nuk ishin të ligjshme", ka shpjeguar Legal, për të cilin është "shumë e domosdoshme" që Ronaldinho të qendrojë në burg.

Ish-Topi i Artë është arrestuar me të vëllain në 6 marsin e kaluar ndërsa tentonte të hynte në Paraguay me një pasaportë të falsifikuar. Një gjykatës ndërkohë ka mohuar lirinë me kusht e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për arrest shtëpie, duke pretenduar se për dy të hetuarit ekziston rreziku i arratisjes.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI