Flash

Video/ Nga "Strunz" që bëri xhiron e botës, tek macja në thes e b**a e pulës: Trapattoni, 81 vjetor në izolim

Lapsi.al 17 March 2020
Video/ Nga "Strunz" që bëri xhiron e botës, tek macja

Në këto ditë të vecanta të lidhura me emergjencën koronavirus janë të shumtë ata që janë të detyruar të festojnë data të vecanta brenda mureve të shtëpisë. Mes tyre është edhe Giovanni Trapattoni, që ka mbushur 81 vjec në shtëpinë e tij në Cusano Milanino në shoqërinë e bashkëshortes Paola. Trap është një legjendë e futbollit italian, që mban aktualisht rekordin e trajnerit më fitues të Serie A me 7 kampionate (6 me Juventus e 1 me Inter).

Një trajner karizmatik, që është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij spektakolare jo pak herë. E megjithatë ato që bënë xhiron e botës janë tre. Mbetet e paharrueshme shfryrja e dufit në mars të 1998 kur, në drejtimin e bavarezëve, bërtiti para mikrofonit gjithë tërbimin e tij në një konferencë për shtyp kundër futbollistëve Strunz, Basler e Scholl, të akuzuar për impenjim mediokër e mungesë profesionalizmi.

https://www.youtube.com/watch?v=q69v7KypXR8

Në 3 prill 2007 Giovanni Trapattoni shpërthen në konferencë për shtyp, pas humbjes me Mattersburg, kundër gazetarëve sportivë që kritikojnë mënyrat e tij të punës: "Personat nuk kuptojnë fare nga trajningu. Në vend të bëni çu çu çu, pas shpine, përse nuk vini këtu dhe ti thoni gjërat përballë"!

https://www.youtube.com/watch?v=fjhB0ofKsWA

2011, është koha e një metafore të re "trapattoniane". Në atë moment është trajner i Irlandës, që është gati të përballet me Italinë në një miqësore. I pyetur mbi skandalin e futbollit italian, përgjigja është epike: "Italianët duan të kenë vezën e pulën me bythën e ngrohtë, por pula, sapo bën vezën, thotë kokodé e ikën". ("When says coccodé, she goes on"). Përkthyesja personale e Trapattoni, Manuela Spinelli, nuk di si të dalë nga turpi.

https://www.youtube.com/watch?v=GjoqcNlIMo8

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI