Tirana sërish në flakë për dorëheqjen e Ramës/ Plumba gome, rrahje dhe protestues të plagosur
Mijëra qytetarë dolën sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, në një protestë të shoqëruar me përplasje të dhunshme, përdorim të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe me disa të plagosur, mes tyre një 28-vjeçar i goditur rëndë në sy.