Flash

"Një ditë gati më iku mendja" Lukaku tregon ditët e karantinës dhe mallin për të birin

Lapsi.al 19 March 2020
"Një ditë gati më iku mendja" Lukaku tregon ditët

Nga të qenit në lëvizje të vazhdueshme e në aktivitet të plotë, futbollistët janë ndoshta ata që vuajnë më shumë se të gjithë qendrimin në karantinë, apo edhe vetë-izolimin. Në një chat me ish-sulmuesin e Arsenal Ian Ëright, këtë e ka pranuar hapur Romelu Lukaku. "Gati më iku mendja një ditë. Nuk mund të dal jashtë, e as të bëj pazar - shfryu sulmuesi i Inter -. Jam i mbyllur. Më mungon përditshmëria: qendrimi me mamanë time, me djalin e vëllain tim. Po mendoj për të gjithë. Është dicka e keqe, nuk mund të kesh një kontakt normal me qeniet njerëzore".

Koha e lirë është shumë, e natyrshme, por për ta kaluar në mënyrën e zakonshme Lukaku ka patur një kërkesë, që i është plotësuar menjëherë: "Tani kanë kaluar nëntë ditë që kur nisi izolimi. Më kanë sjellë një bicikletë dhome për stërvitje: të gjithë lojtarët jetojnë në qendër të qytetit, nuk kisha hapësirë, kështu që kërkova në chat të grupit të kisha një bicikletë stërvitje - shpjegoi belgu -. Pas dy orësh sollën një të tillë për secilin".

Periudha e izolimit po kondicionon gjigantin belg, që ka patur një fëmijëri të vështirë e ka njohur nga afër varfërinë: "Tani nis të vlerësosh atë që ke. Jam një njeri me fat. Ti e di të kaluarën timë - i është drejtuar sulmuesi zikaltër atij të Arsenal - këto ditë po më kthejnë në kohën kur isha fëmijë. Duhet të jemi të kujdesshëm, mund ta ndodhë të takojmë dikë që ka virus e pastaj të kthehemi në shtëpi. Mamaja ime ka diabet, kështu që nuk mund të shkojë në shtëpi. Ajo as nuk del nga shtëpia tani, bën vetëm një shëtitje në izolim e pastaj kthehet në shtëpi”.

Shoqëria e vetme për sulmuesin e Inter është ajo e fizioterapistit. "Unë jam me fizioterapistin tim, më sjellin ushqimin cdo ditë, po ndjek një regjim të vecantë: në mesditë vjen me përpikmëri dreka, unë ha peshk e perime".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI