Flash

"Pini vodka, bëni sauna": në Bjellorusi gjejnë zgjidhjen dhe luajnë futboll me tifozë

Lapsi.al 19 March 2020
"Pini vodka, bëni sauna": në Bjellorusi gjejnë

Pavarësisht se në vend janë regjistruar deri tani 51 raste me Covid-19, kampionati i futbollit të Bjellorusisë vazhdon rregullisht të luhet, me ndeshjen mes Energetik e Bate Borisov në program në mbrëmje. Ndeshja, ashtu si të gjithë të tjerat në kampionatin elitar me 16 skuadra, do të luhet me dyer të hapura, me prezencën e tifozëve.

Alexander Aleinik, shefi i zyrës së shtypit të Federatës ka shpjeguar se "vendimi për të luajtur rregullisht, e me publik, është marrë pas mbledhjes së të martës në videokonfernecën me Uefa. Shumë kampionate janë pezulluar, ne ndërkohë fillojmë tani sepse sezoni ynë futbollistik shkon nga pranvera në vjeshtë". Asnjë klub nuk ka patur probleme, e kështu do të nisim, pikërisht në kohën kur Rusia, për të parandaluar shpërndarjen e virusit, ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendin fqinj.

Ndërkohë, Presidenti bjellorus Alexsandr Lukashenko, i njëjti që vite më parë donte të ndalonte martesat mes grave vendase e të huajve, i ka rekomanduar popullatës "të bëjnë sauna, të pinë shumë vodka e të punojnë shumë për të vrarë virusin në organizëm".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI