Flash

Kontakt me dy persona me Covid 19: Hamilton tregon të vërtetën e gjendjes së tij

Lapsi.al 21 March 2020
Kontakt me dy persona me Covid 19: Hamilton tregon të vërtetën e
Lewis Hamilton ishte i pari që kërkoi që F1 të ndalej e beteja e tij personale kundër koronavirus vazhdon duke ndjekur rregullat e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) në këtë periudhë të vështirë. Kjo edhe pse mbi të qarkullojnë zëra se është pozitiv ndaj virusit. "Kam lexuar shumë spekulime mbi gjendjen time shëndetësore, pasi dy persona me të cilët kam pasur kontakt lanë rezultuar pozitiv. Dua t'iu bëj të ditur se jam mirë. Nuk kam simptoma e kanë kaluar 17 ditë që kur jam takuar me Sophie e Idris", ka shkruar piloti i Mercedes për të treguar të vërtetën. Në fakt historia është kështu: "Kam folur me doktorin tim e kam kërkuar të bëjn tamponin. Por e vërteta është se ka një numër të limituar tamponesh e ka persona që kanë më shumë nevojë se unë. Kështu, ajo që bëra është të izolohesha e të mbaja distanca nga njerëzit. Gjëja më e rëndësishme është se ajo që cdo person mund të bëjë është të ketë besim, të mbajë distancat sociale sa më shumë të mundet, e të lajë duart rregullisht e për të paktën 20 sekonda".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI