Flash

Icardi e Psg, luftë pushteti: Inter dridhet për 70 milionët e shpresuar

Lapsi.al 22 March 2020
Icardi e Psg, luftë pushteti: Inter dridhet për 70 milionët e

Mauro Icardi një vit më pas është ende një problem për Inter. Duhet të jenë këto, në planet e Psg - e për pasojë edhe atyre zikaltër - ditët në të cilat klubi parisien duhet të mblidhej për të marrë një vendim mbi të drejtën e blerjes së sulmuesit: mesi i marsit, fillimi i prillit, pa pritur të afrohet dead line i 30 qershorit për një ushtrim përparësie prej 70 milionë euro. Gjithcka është e ndaluar, do të flitet më vonë, por paqartësia mbizotëron dhe Inter nuk e di se me cfarë do të ketë të bëjë kur francezët të marrin një vendim.

Nga shkurti, deri në ndërprerjen e kampionatit ka qenë një kalvar i vërtetë: pesë pankina radhazi, gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare mes kampionatit e kupave përpara ndalesës. Kështu, Icardi përfundoi në fund të hirarkisë së Psg, tekniku Tuchel vendosi të bëjë pa të. Maurito të paktën e ka një alibi. Mbeti "viktimë" e një lloj lufte për pushtet mes teknikut Tuchel e drejtorit sportiv të Psg.

Inter shpreson që muaji i shkurtit - kur të rinisë sezoni - të harrohet sa më shpejt. 70 milionë vlejnë një plusvalencë shumë të rëndësishme, me një impakt të madh në bilanc: sa për të krijuar një ide, faturimi i fundit i Inter është 417 milionë, duke futur edhe plusvalencat, kështu që lamtumira e Icardi vlen 1/6 e totalit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI