Flash

Inter zëvendëson Lautaro: këmbim me Coutinho dhe nga Arsenal vjen Aubameyang

Lapsi.al 23 March 2020
Inter zëvendëson Lautaro: këmbim me Coutinho dhe nga Arsenal vjen

Rikthimi i Philippe Coutinho tek Inter po bëhet një hipotezë gjithnjë e më e mundshme. Kartoni i brazilianit të datëlindjes 1993, që u largua pikërisht nga zikaltrit në janar të 2013 për të shkuar tek Liverpool, është në pronësi të Barcelonës: aktualisht "Cou" është në huazim me të drejtën e blerjes tek Bayern Mynih por është shumë e pamundur që klubi bavarez ta ushtrojë të drejtën, duke derdhur 120 milionë euro sipas akordit të gushtit të kaluar.

Në rast se duhet të kthehet në Katalonjë, është e vështirë që lojtari të mbetet me blaugranat. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, braziliani do të donte të bënte rikthimin e tij në Angli, tek Liverpool, edhe pse në ndjekje të tij janë gjithashtu Chelsea, Tottenham, Arsenal e Manchester United. Por Barcellona ka ndërmend ta luajë këtë kartë në tratativat me Inter e Parsi Saint-Germain për Lautaro Martinez e Neymar. Lojtari i pëlqen shumë Conte e vlerësimi është identik me atë të Toro (111 milionë, sa klauzola e zgjidhjes së kontratës me Inter) mund të lehtësojë përfundimin me sukses të tratativës.

Ndërkohë, nga Anglia rikthehet në qendër të vëmendjes emri i Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Arsenal, të paktën sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, i intereson disa klubeve të rëndësishme europiane, mes të cilëve Barcellona, Paris Saint-Germain, Manchester United, por mbi të gjithë Inter. Kontaktet me stafin e lojtarit janë vendosur prej kohësh, pikërisht për tu gjetur të përgatitur në rast të një dalje të Lautaro Martinez, duke i vënë në krah Lukakut një tjetër sulmues klasi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI