Flash

Papu Gomez drejton gishtin akuzues: "Drama e Bergamos për fajin e Champions"

Lapsi.al 23 March 2020
Papu Gomez drejton gishtin akuzues: "Drama e Bergamos për fajin e

Bergamo është në gjunj për shkak të pandemisë së koronavirus e qyteti lombard ka kaluar në pak ditë, nga ekzaltimi kolektiv për arritjen historike europiane të Atalantës në qendrën më të goditur në botë nga epidemia e Covid-19. Mes shkaqeve të mundshme të situatës edhe sfida e Champions League mes Atalanta e Valencia: "Të luaje këto ndeshje ishte e tmerrshme - rrëfeu Papu Gomez në një intervistë për Olé -. Në atë kohë nuk kishte akoma shumë raste e askush nuk e kishte idenë se cfarë mund të bënte ky virus, nuk njihnim shkallën dhe infektueshmërinë".

"Mendoj se në fillim pati shumë disinformim e të gjithë e morën lehtë situatën. Mendonim se ishte një tjetër grip, një virus si të tjerët, kështu po vazhdonim të bënim jetën normalisht. Vetëm me zonat e kuqe e me krizën e spitaleve të tejmbushura nisëm të kuptojmë, por deri 20 ose 25 ditë më parë nuk dinim asgjë. Pastaj nisën vdekjet e aty filluam të kishim frikë" vazhdoi Gomez, duke rrëfyer gjithë shqetësimin e tij për situatën.

Sfida e San Siro kundër Valencias sipas argjentinasit mund të ketë përshpejtuar gjithcka: "Situata dramatike e Bergamos mendoj se lidhet edhe me ndeshjen e vajtjes kundër Valencias. Në San Siro ishin 45 mijë bergamaskë nga 120 mijë banorë. Gruaja ime vonoi tre orë për të arritur në Milano kur zakonisht duhen 40 minuta. Kur shkuam në Valencia ishin të gjithë të rehatuar, nuk kishte kontrolle. Tani është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të rasteve. Një nga të infektuarit tek Valencia luajti titullar kundër nesh. Po presim për të parë nëse ndonjë nga ne do të ketë simptoma. Fatmirësisht për momentin nuk është askush, por të luaje këto ndeshje ishte e tmerrshme".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI