Flash

Shenjat/ Kjo është një simptomë e fshehur se mund të jeni prekur nga koronavirusi

Lapsi.al 23 March 2020
Shenjat/ Kjo është një simptomë e fshehur se mund të

Një pjesë e mirë e të prekurve nga Covid-19 mund ta kalojnë atë pa simptoma, por të dhënat e mbledhura nga vendet e prekura masivisht, tregojnë se ka disa simptoma të fshehura prej të cilave mund të kuptosh diçka

Rinologët në Britani, shkruan Business Insider, janë shprehur se një humbje e menjëhershme e nuhatjes mund të jetë një “simptomë e fshehur” e koronavirusit, edhe nëse kjo nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.

Në Korenë e Jugut, në Kinë dhe në Itali një e treta e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, kanë raportuar vështirësi në nuhatje apo shije.

Në Korenë e Jugut, ku testimet janë bërë në masë, 30% e pacientëve që rezultuan pozitivë kanë patur problemin kryesor humbjen e nuhatjes/shijimit.

Ekspertët janë shprehur se shumë pacientë nëpër botë që janë të infektuar me koronavirus kanë shfaqur vetëm këtë lloj simptome dhe jo ato tipiket si temperatura e lartë, kolla apo vështirësia në frymëmarrje.

Rastet me tilla “simptoma të fshehura” janë rritur ndjeshëm edhe në SHBA, Italinë Veriore dhe Francë.

Mungesa e simptomave tipike në të tilla raste, bën që njerëzit të mos testohen apo të izolohen duke kontribuar kështu në përhapjen e virusit.

Pacientët e rinj janë ata që kanë shfaqur më shumë deri tani humbje të menjëhershme të nuhatjes apo probleme me shijimin, pa patur asnjë simptomë tjetër, gjë që provon sërish se ky virus është i përqëndruar në hundë.

Të këshilluara

A duhet bërë seks në kohën e koronavirusit?

A mund të bëj seks gjatë periudhës së izolimit? “The Guardian” sjell një udhëzues për intimitetin gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit të ri, COVID-1...

11:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI