Flash

Tifozët e Dortmund dhurojnë mbi 70 mijë euro në salsice e birra "virtuale"

Lapsi.al 23 March 2020
Tifozët e Dortmund dhurojnë mbi 70 mijë euro në salsice e

Një dhurim që korrespondon mbi atë sa do të kishte shpenzuar për një pjatë me salsice, patate të skuqura e një birrë në një ditë normale kampionati, përpara se të shkojnë të shohin ndeshjen brenda të Borussia Dortmund. Kështu, në një të dielë jo-kampionati për shkak të emergjencës koronavirus, tifozët verdhezinj kanë mbledhur 73.611 euro që kanë shkuar në mëbështetje të bareve e restoranteve të qytetit të mbyllur për shkak të gjendjes emergjente. E gjitha kjo, falë organizimit të një "dite ndeshje virtuale" në Internet. Në faqen e klubit, tifozët kanë gjetur linkun e një faqe që tregon 86 restorantet e regjistruara për këtë operacion. Të gjithë mund të klikojnë mbi lokalin që frekuentojnë zakonisht gjatë rrugës për në stadium e të bëjnë një dhurim që i korrespondon konsumit të tyre ditën e ndeshjes.

Shumë prej këtyre restoranteve e realizojnë xhiron më të madhe në ditët e ndeshjeve të Dortmund, kur më shumë se 80.000 persona vërshojnë në stadium. "Jemi entuziastë e ndershmërisht të prekur, kur shohim sa shumë njerëz kanë marrë pjesë në këtë operacion e kanë dhënë mbështetjen e tyre për barin e preferuar duke paguar pak euro", ka deklaruar drejtori i marketingut të klubit, Carsten Cramer.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI