Flash

1 milionë euro për tre njësi terapie intensive: CR7 e Jorge Mendes në fushë kundër Covid 19

Lapsi.al 24 March 2020
1 milionë euro për tre njësi terapie intensive: CR7 e Jorge

Cristiano Ronaldo e menaxheri i tij Jorge Mendes do të financojnë tre njësi terapie intensive për pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Lisbonës e Oportos. Dhurimi i tyre, flitet rreth një milion euro, do të shërbejë për të pajisur dy reparte në spitalin Santa Maria në Lisbonë (për një total prej 20 vendesh të reja) e një në spitalin Santo Antonio në Oporto (15 shtrate të tjera).

Konfirmimi i gjestit bamirës ka ardhur nga klinikat që do të përfitojnë shërbimin. “Jemi kontaktuar nga Jorge Mendes, që është ofruar vullnetarisht bashkë me Cristiano Ronaldo për të financuar dy njësi të terapisë intensive për pacientë kritikë të infektuar nga COVID-19 - ka shpjeguar Daniel Ferro, presidenti i Santa Maria - . Ka ventilatorë, monitorë, pompa për infuzion, shtrate, të gjithë aparaturat që bëjnë pjesë në një njësi të terapisë intensive të plotësuar për të furnizuar asistencë një pacienti të infektuar me COVID-19”.

“Kjo njësi do të lejojë hapjen e 15 shtretërve të terapisë intensive, plotësisht të pajisura me ventilatorë, monitorë e pajisje të tjera - bën të ditur presidenti i këshillit të administrimit, Paulo Barbosa i Qendrës Hospitalar Universitário do Porto (CHUP), ku bën pjesë spitali Santo António - Qendra Hospitalar Universitário do Porto falenderon Cristiano Ronaldo e Jorge Mendes për këtë inisiativë të domosdoshme, në një moment në të cilin vendi ka shumë nevojë për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI