Flash

Juventus nën akuzë, tamponi i Rugani para ndeshjes me Inter: bardhezinjtë 'korigjojnë' datën me tre ditë

Lapsi.al 24 March 2020
Juventus nën akuzë, tamponi i Rugani para ndeshjes me Inter:

Kur është bërë tamponi për të verifikuar gjendjen shëndetësore të Daniele Rugani? Për të bërë qartësi mbi deklaratat e bëra nga mikesha e lojtarit Michela Persico, që gjatë një interviste për portalin tpi.it kishte folur për kontrolle të bëra në mëngjesin e 8 marsit, ditën e ndeshjes me Inter, ka reaguar menjëherë Juventus duke bërë të ditur se testi nga ku rezultoi pozitiv lojtari është bërë në 11 mars me rezultatin që u konfirmua brenda të njëjtës ditë. Prej aty erdhi vendimi i menjëhershëm për të vendosur në karantinë lojtarin, duke i izoluar të gjithë ata që ishin në kontakt me mbrojtësin, duke proceduar më pas me një analizë të përgjithshme nga ku kanë rezultuar pozitivë edhe Matuidi e Dybala.

Një saktësim i nevojshëm ai i Juventus, pas deklaratave të Persico, që ishte shprehur se kontrolli ishte bërë mëngjesin e ndeshjes me Inter: “Daniele sapo ishte kthyer në shtëpi nga stërvitja - janë fjalët e saj për portalin tpi.it - e ndihej jo mirë, me pak temperaturë, asgjë më shumë, por për siguri vendosi ta kalojë natën në Continassa, qendra teknike e Juventus. Për një ndjenjë përgjegjësie, lajmëroi edhe skuadrën se do ta kalonte natën aty, ku cdo lojtar ka dhomën e tij në dispozicion gjithë vitin. Kështu lindi dyshimi. Pavarësisht se mengjesin tjetër ndihej më mirë, me aprovimin e shoqërisë, u vendos të bëhej tamponi për COVID-19. Testi u bë në Continassa, në J-Medical e 24 orë më pas erdhi rezultati … Daniele e bëri tamponin të dielën në 8 mars, e rezultati mbërriti në 9. E nga ajo ditë nuk e kam parë“.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI