Flash

Video/ "Që mos themi mblodha kanaçe birre": përgatitësi atletik i kombëtares leksione shtëpie për futbollistët

Lapsi.al 24 March 2020
Video/ "Që mos themi mblodha kanaçe birre":

Bayern Mynih stërvitet me video-konferencë, Inter ndërton program të personalizuar e kështu shumë klube kanë vepruar për ti qendruar pranë futbollistve në këtë moment të pazakontë. E pikërisht për ti qendruar pranë lojtarëve Federata Shqiptare e Futbollit bën atë që klubet e kanë të vështirë në Shqipëri. Në fushë zbret përgatitësi atletik i kombëtares, Luigi Febrari, që është impenjuar të ndihmojë lojtarët të ruajnë formën e tyre fizike: "Nuk do të më pëlqente të lexoja intervista të tilla si 'Përpjekja maksimale që bëra në një periudhë kalimtare ishte të mblidhja një kanaçe birre'. Është tjetër gjë të thuhet se 'Unë jam stërvitur në shtëpi duke ngjitur shkallët me shpejtësi të ndryshme me shportat e shisheve të mbushura me ujë me ngarkesa të ndryshme'.

Italiani i ndërgjeshëm se "edhe klubet të futbollit u detyruan të ndërpresin duke detyruar kështu edhe lojtarët të kryejnë një periudhë pasiviteti, e cila duhet të menaxhohet me kujdes dhe pse në mënyrë të përkohshme" ka shpejtuar të ndërtojë një program të përgjithshëm që mund ti vijë në ndihmë futbollistëve, për të ruajtur formën në kushtet e shtëpisë.

"Stimulimet që nxisin “FAKTORËT E EKZEKUTIMIT” mungojnë, dhe përkatësisht: Koordinimi Specifik, domethënë përbërësit TEKNIK- TAKTIKE-FIZIKE të cilat janë të pandashme për nga natyra e tyre dhe të integruara" shpjegon italiani, që në një video ka shpjeguar edhe mënyrën si duhet vepruar për të qenë gati në momentin që gjithcka do ti kthehet normalitetit.

https://www.youtube.com/watch?v=xI-hzOs-HWw&feature=emb_logo

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI