Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Mocioni/ Kurti: Duan të më rrëzojnë, ata që kanë plan të gatshëm për ndarjen e Kosovës

Lapsi.al 25 March 2020
Mocioni/ Kurti: Duan të më rrëzojnë, ata që kanë

Albin Kurti ka qenë i drejtëpërdrejtë në falimin që ka mbajtur në parlament në seancën e mocionit për shkarkimin e tij. Kryeministri i Kosovës e ka lidhur drejtëpërdrejt shkarkimin e tij brenda 50 ditësh me planin e gatshëm të Thaçit e Vuçiçit për të realizuar në Shtëpinë e Bardhë shkëmbimin e territoreve. Albin Kurti, ka deklaruar se sa kohë ai do të jetë në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje “ku përfshihet shkëmbimi me territore”. Një marrëveshje e tilë “nuk do të bëhet as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbrën e as në të kuqen" ka thënë ai.

Sipas Kurtit edhe tentative për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe incidenti me ministrin e Brendëshëm Agim Veliu edhe kërcënimet se Amerika do të tërheqë trupat ushtarake apo do të ndërpresë ndihmët janë bërë me qëllimin për të rrëzuar një qeveri që ishte pengesë për realizimin e një marëveshje të negociiuar fshehhtas mes Thaçit dhe Vuçiçit.

“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë, asgjë më pak, me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e Qeverisë. Pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet. Provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri. Shkoi në Shtëpi të Bardhë me bo marrëveshje, pse s’e bëri?

Kryeministri nën mocion tregoi se vetë presidenti Hashim Thaçi në takimin e tyre të fundit i ka folur për firmosjen e menjëhershme në Uashington: “Unë jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ai. E takova presidentin, s’u morëm vesh, dy orë e takova. Ai ma përsëri tri herë: kryeministër hiqe taksën, vetëm ne jemi njerëz të votuar që kemi mandat ta heqim njërerë e mirë qafe Serbinë, shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.

Por duke i paraprirë rezultatit të mocionit Albin Kurti edhe në fund ka deklaruar: “Beteja për mbrojtjen e kufijve të Kosovës nuk zhvillohet vetëm nga karrigja ku jam sot, ajo bëhet edhe në forma të tjera”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI