Flash

Serie A rrezikon mbylljen përfundimtare: hipotezat janë titulli i padorëzuar e kampionat me 22 skuadra

Lapsi.al 25 March 2020
Serie A rrezikon mbylljen përfundimtare: hipotezat janë titulli i

Asamblea e Lega që është zhvilluar dje, në mënyrë virtuale, ka konfirmuar ndarjen e skuadrave të Serie A. E është një front që po rritet gjithnjë e më tepër, ai që mendon se kampionati 2019/20 duhet të konsiderohet i përfunduar për të menduar direkt sezonin e ardhshëm. Një vendim që natyrisht do të merret në mes të prillit, sepse duke shkuar më tej do të kondiciononte edhe sezonin 2020/21.

Në rastin më të mirë, duke nisur stërvitjet në fund të prillit e duke i dhënë 10-15 ditë lojtarëve për të gjetur formën fizike të pranueshme, Serie A Mund të rinisë në 9 ose 16 maj e të mbyllet brenda qershorit, duke i dhënë hapësirë edhe kupave europiane. Bind më pak hipoteza e Uefa për tu kthyer të luhet në fillim të qershorit, duke i mbyllur kampionatet brenda mesit të korrikut e pastaj për të vazhduar me kupat: sezoni i ri do të kondicionohej në mënyrë të rëndë.

Situata është kaq e komplikuar sa sugjeron se është më mirë të kërkohet për alternativa. Ashtu si bën të ditur La Gazzetta dello Sport më konkrete në këtë moment janë mos dorëzimi i titullit kampion, kristalizimi i pozicioneve të klasifikimit aktual (që do ti shkonte për shtat edhe direktivave të Uefas në lidhje me kupat për sezonin e ardhshëm), asnjë rrëzim nga kategoria e shtimi i Serie A me 22 skuadra - për vetëm sezonin 2020/21 - në mënyrë që ti jepet krediti Benevento e Crotone, të parat e Serie B.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI