Flash

"Të mos pranohet në Champions"; tetë klube të Premier League ngrenë zërin kundër Manchester City

Lapsi.al 25 March 2020
"Të mos pranohet në Champions"; tetë klube të

Manchester City ka prezantuar ankimim në CAS kundër përjashtimit për dy vjet nga kupat europiane për thyerje të Fair Play Financiar, por ka nga ata që nuk duan të presin. Sipas Daily Mail në fakt, tetë nga 10 klubet e para angleze (përjashto Sheffield United e natyrisht vetë Citizens) kanë prezentuar një kërkesë në CAS që skuadra e Guardiola të mos marrë pjesë në Champions League me apelin ende në vazhdim.

Kërkesa e City parashikon natyrisht atë për të pezulluar dënimin në pritje që të diskutohet ankimimi, që është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus, ndërsa kjo lëvizje e re e një pjese të madhe të Premier League tregon se nuk ka aspak dashamirësi kunddrejt shoqërisë së Khaldun al-Mubarak.

Një burim që e njeh mirë situatën ka folur për Daily Mail: "Ndjesia është se klubet janë mërzitur nga sjellja e City, për shumë kohë ia ka hedhur duke thyer rregullat. E duhet të shkojë në Champions, në dëm të një klubi që ka vepruar në mënyrë korrekte?".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI