Flash

Dramë për Atletico Madrid: vdes 14 vjecari Minchola, shkaku mbetet i panjohur

Lapsi.al 28 March 2020
Dramë për Atletico Madrid: vdes 14 vjecari Minchola, shkaku mbetet i
Atletico Madrid qan një yll të ri që po lindte. Christian Minchola, sulmues i moshave të Colchoneros, është ndarë nga jeta në moshën 14 vjecare. Të shumtë ngushëllimet online të yjeve të skuadrës spanjolle, duke nisur nga Koke. Nuk janë bërë ende të ditur shkaqet që shkaktuar vdekjen e 14 vjecarit, në komunikatën e shoqërisë spanjolle, që lajmëron flamurin në gjysëmshtizë në Wanda Metropolitano në kujtim të Mincholas. KOMUNIKATA E ATLETICO MADRID “Christian Minchola (19/02/2006) është ndarë nga jeta në moshën 14 vjecare. Chistian, sulmuesi i Infantil C, është bashkuar me akademinë tonë në sezonin 2013/14 në fazën pre-Benjamin e po kalonte sezonin e tij të gjashtë në rojiblanco. Në fushatën 2014/15, bënte pjesë në Atlético Madrileño Benjamín B; në 2015/16, Atlético de Madrid Benjamín C; në 2016/17, Atlético Madrid Alevín G; në 2017/18, Atlético de Madrid Alevín D; në 2018/19, Atlético de Madrid Infantil I e në 2019/20, Atlético de Madrid Infantil C. Ashtu si ka bërë të ditur CEO, Miguel Ángel Gil, flamuri në Wanda Metropolitano do të valëvitet në gjysëmshtizë në nder të Christian Minchola e të gjithë atletëve që kanë humbur jetën në javët e fundit. Klubi Atlético de Madrid, në emër të presidentit, Enrique Cerezo, CEO-s, Miguel Ángel Gil, të Këshillit të administrimit e të gjithë punonjësve, dëshiron të shprehë ngushëllimet e sinqerta për familjen, miqtë e kolegët e Christian Minchola për një humbje të pazëvendësueshme. Prehu në paqe”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI