Flash

Lautaro i thotë "po" Barcelonës: argjentinasi nuk do të thyejë mardhëniet me Inter

Lapsi.al 28 March 2020
Lautaro i thotë "po" Barcelonës: argjentinasi nuk do të

Do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë merkato për Inter e Lautaro Martinez. Sulmuesi mbetet objektivi primar i Barcelonës e cdo ditë që kalon, transferimi në Liga duket një hap më pranë. Sipas asaj që bëjnë të ditur në Spanjë, "Toro"ka dhënë aprovimin e tij për kalimin tek blaugrana e në këtë pikë mbetet vetëm që dy klubet të gjejnë akordin ekonomik.

Me lojtarin është gjetur mirëkuptimin (i është ofruar garancia për një vend titullari përkrah Suarez në një sulm me dy qendra), tani duhet kuptuar cfarë do të ofrojë Barça në tavolinë, në një periudhë shtrëngimi për shkak të koronavirus. Inter natyrisht nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Përkundrazi.

Nga ana e tij Martinez dëshiron të largohet nga zikaltrit në mënyrë miqësore, pa e tensionuar situatën, duke i njohur klubit meritën që e solli në këto pozita. Por tani, argjentinasi kërkon të bëjë përpara e Barcellona i duket vendi i duhur, pavarësisht se Suning i ka bërë një propozim të mirë për rinovimin e kontratës.

Inter është i fortë në pozita nga fakti se mbi Lautaro është edhe interesi i Chelsea e Manchester City e për këtë, nëse do ta shesë, nuk do të bëjë asnjë ulje. Qëllimi është ti afrohet sa më shumë atji 100 milionë euro të parashikuar nga klauzola.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI