Flash

"Trajner, fute në fushë djaloshin": 27 vjet më parë, kur Totti debutoi në Serie A

Lapsi.al 28 March 2020
"Trajner, fute në fushë djaloshin": 27 vjet më
Kanë kaluar ekzaktësisht 27 vjet nga 28 marsi 1993, ditën kur Vujadin Boskov bëri të dilte në fushë me fanellën verdhekuqe 17 vjecarin Francesco Totti, që debutoi në Serie A në minutat e fundit të Brescia-Roma. Një histori dashurie e ndërtuar me trofe e arritje (786 prezenca e 307 gola) që vazhdoi deri një vit më parë, kur si drejtues ish-kapiteni legjendar i tha lamtumirë klubit të cilit i dedikoi gjithë karrierën e tij. Një rrugëtim i rëndësishëm, që ish-kapiteni ka dashur ta festojë me një mesazh në Instagram: "Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasioni, e besnikërie. Kam patur fatin të mbaj veshur të vetmen fanellën që kam dashur vërtetë... Një dashuri që nuk do të ketë kurrë fund". Disa tifozë verdhekuq kanë shpejtuar të interpretojnë frazën e fundit si një rihapje ndaj shoqërisë, sidomos nëse do të konkretizohet kalimi i pronësisë tek Friedkin pas emergjencës koronavirus.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI