Flash

Borussia Dortmund kthehet në fushë: stërvitje me çifte, për të shmangur kontaktet

Lapsi.al 29 March 2020
Borussia Dortmund kthehet në fushë: stërvitje me çifte,

Borussia Dortmund i paraprin të gjithëve dhe kthehet në fushë për tu stërvitur. Një lëvizje që natyrisht i ka bërë optimistë futbollistët verdhezinj, mbi të gjithë Emre Can, që për mikrofonët e emitentit gjerman Sport1 është shprehur: "Është e rëndësishme të kthehesh në fushë", duke treguar më pas edhe mënyrën e konceptimit të drejtuesve të klubit gjerman për të organizuar seancat stërvitore në kohët e emergjencës koronavirus. Në një fazë të parë futbollistët do të punojnë në çift në fushë, për të shmangur kontaktet e kështu edhe rrezikun për tu infektuar. Për momentin Bundesliga është e ndaluar deri në 30 prill e Federata gjermane kishte rekomanduar për 36 klubet profesioniste të Gjermanisë të mos rifillonin aktivitetin përpara datës 6.

Klubi verdhezi nuk ka komunikuar zyrtarisht rikthimin në fushë, por Can ka zbuluar se shoku i tij i seancave do të jetë Mahmoud Dahoud, duke theksuar se bëhet fjalë për seanca jo shumë ndryshe nga ato të shtëpisë, të kryera gjatë javëve të fundit: "Mendoj se do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani; ushtrime me pesha, pistë e bicikletë. Do më pëlqente të kthehesha të luaja që nesër, por e di që nuk është e mundur". Dortmund është aktualisht në vendin e dytë në kampionat, katër pikë larg Bayern Mynih e, gjithnjë nëse sezoni rinis, mund të shpresojë ende tek titulli.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI