Flash

Godin kritika të ashpra Italisë mbi virusin: "Futbollistët u ekspozuan deri në fund"

Lapsi.al 29 March 2020
Godin kritika të ashpra Italisë mbi virusin: "Futbollistët u

Diego Godin, sapo u kthye në Uruguay me lejen e Inter, nuk i kursen kritikat për punën e bërë nga autoritetet italiane në lidhje me emergjencën koronavirus: "Ne futbollistët kemi qenë të ekspozuar deri në momentin e fundit, vazhduan të marrin kohë për të parë nëse mund të luhej ende, deri kur situata ishte e pandalshme dhe sistemi shëndetësor u rrëzua" ka shpjeguar mbrojtësi për ESPN.

"Vazhduam të luanim për javë, vazhduam stërvitjet e ndeshje me dyer të mbyllura edhe kundër Juventus, ku më pas rezultoi rasti pozitiv i Rugani. Ne e juventinët u futëm në karantinë e aty kampionati ndaloi. Sigurisht në atë ndeshje kishte lojtarë të tjerë potencialisht me mundësinë e infektimit, kështu që na futën menjëherë në karantinë" vazhdoi Godin.

Pastaj akuza është drejtpërdrejtë për autoritetet italiane: "Në fillim nuk iu dha shumë rëndësi koronavirus, mendohej se ishte një problem kinez e nuk do të hapej në vende të tjera. I morëm masat pak nga pak, me shumë ngadalësi. Na paralajmëruan, por në nivel qeveritar nuk u morën masat drastike për të ndaluar atë që mund të ndodhte".

La chiusura del difensore: "Kur situata ishte e pandalshme më sistemi shëndetësor u rrëzua. Nuk ka më shtretër në terapi intensive për kaq shumë persona të sëmurë rëndë e nuk mund të zënë vendet e atyre që mund të kenë një sëmundje tjetër. Sforco e mjekëve e personelit shëndetësor është impresionues. Sot janë vërtetë heronj, janë emocionues".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI