Flash

"Lojtarët e mi janë si bisha në kafaz": trajneri i Celtic i shqetësuar për ç'rregullimet mendore

Lapsi.al 29 March 2020
"Lojtarët e mi janë si bisha në kafaz": trajneri i

Emergjenca koronavirus ka mbërritur në gjithë botën, përfshirë atë tësportit e të futbollit. Europa po bën llogaritë me Covid-19, duke patur si mënyrë të vetme karantinën ose izolimn për të evituar infektimin. Në Skoci, ka nga ata që rrezikojnë të 'cmenden' si futbollistët e Celtic, si pranon vetë trajneri i skuadrës Neil Lennon për BBC.

Tekniku flet hapur për të përshkruar si lojtarët e tij po përhetojnë këtë situatë emergjence: “Futbollistët e mi janë si bisha në kafaz. Janë djem të rinj e në formë, të mësuar me një mënyrë jetese si në ushtri. Rutina e tyre është të stërviten e të luajnë. E gjithë kjo nuk është më. Disa prej tyre gatuajnë për veten për herë të parë në jetën e tyre”, ka shpjeguar Lennon. “Ndryshimi mund të vendosë në provë të vështirë mendjen e tyre. Janë mësuar me intensitetin që papritur nuk është më. Jemi të ndërgjegjshëm për nevojën për të ruajtur shëndetin mendor në këtë pikë”.

Në emergjencë të plotë të virusit është vështirë të mendosh për futbollin. E megjithatë Lennon është i bindur se të gjithë do të dalim më të fortë nga kjo situatë, futbolli përfshirë: “Rinisja? Mendoj se futbolli do të ketë më shumë rëndësi pas gjithë kësaj. Tani të kthehemi tek rrënjët tona, në jetën me komunitetin, me njerëzit që shohin njëri-tjetrin, ndoshta ishim larguar shumë nga kjo botë. Ajo që po ndodh është tragjike, por të gjithë po bashkohen për të kërkuar ta kalojmë dhe kjo është e bukur”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI