Flash

"Nuk donte të shlyente borxhin": Szczesny tregon episodin e pazakontë me Ronaldon pas ndëshkimit në Valencia

Lapsi.al 29 March 2020
"Nuk donte të shlyente borxhin": Szczesny tregon episodin e

Edhe Cristiano Ronaldos, ndonjëherë i takon të paguajë për baste të humbura. E ka zbuluar episodin interesant portieri i Juventus Wojciech Szczesny: "Në kohët e Allegri kishim një rregull, në rast kartoni të kuq duhet të shlyenim detyrimin ndaj shokëve - ka shpjeguar polaku duke folur për kanalin polak në YouTube Foot Truck - Tani e gjithë skuadra ka një kompjuter iMac, që na e ka dhuruar Cristiano pas kartonit të kuq të marrë në Valencia".

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29' të Valencia-Juventus të datës 19 shtator 2018, ndeshja e tij e parë europiane me bardhezinjtë. Një karton i kuq që erdhi pas një simulimi të Murillo, që u gjykua nga të gjithë si i tepruar e që e bëri portugezin të tërbohej. Szczesny vetë konfirmoi se CR7 nuk e kishte kapërcyer fare ndëshkimin e se, pavarësisht rregullave të trajnerit, u vonua ca para se të shlyente borxhin me skuadrën: "Na u desh të prisnim gati dy muaj, sepse vazhdonte të thoshte që nuk kishte bërë asgjë...".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI