Flash

Ronaldinho në burg: “Nuk ishte fare mirë”

Lapsi.al 29 March 2020
Ronaldinho në burg: “Nuk ishte fare mirë”

Pas një jetë suksesi, Ronaldinho ka 'festuar' 40 vjetorin e lindjes brenda mureve të një burgu të Asuncion, në Paraguay, ku braziliani është i mbyllur bashkë me të vëllain për faktin se ka hyrë në vendin amerikano-jugor me një pasaportë false. Ish-Topi i Artë është në pritje të mësojë nëse do të jetë e mundshme të dalë, duke paguar një shifër të lartë (një milion e gjysëm euro), por ndërkohë ka dhënë spektakël në turneun e burgut në futboll e ka mundësinë të takojë ndonjë mik të vjetër. Mes tyre Nelson Cuevas, ish-anësori i River Plate e kombëtares paraguajane, që ka dhënë alarmin.

“Takova Ronaldinho e nuk është fare i lumtur, edhe pse mund të dalë shpejt nga burgu. Sot, për shkak të situatës që po kalon, ka humbur buzëqeshjen. Është në burg, një vend me të cilin nuk është mësuar. Është i trishtuar për situatën që është krijuar, pjesa tjetër është në duar të avokatëve. Nuk ka asnjë benefit e nuk e di as ku ndodhet - ka shtuar ai për CNN Radio - Është së bashku me të vëllain, në një qeli që ka dy shtretër”.

“Folëm si ndihet, për të kuptuar si mund ta ndihmojmë. Personalisht mendoj se Ronaldinho është një viktimë. Nëse i ka përdorur ato dokumente është cështje e brendshme e Paraguay. Unë i jam pranë, shpresoj që gjithcka të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur, kështu mund të qendrojë në arrest shtëpie. Për atë që di unë, është një njeri i mirë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI