Flash

Shifra të frikshme: Chelsea tenton Donnarumma me një ofertë faraonike

Lapsi.al 29 March 2020
Shifra të frikshme: Chelsea tenton Donnarumma me një ofertë

Jo vetëm Juventus e Psg, por edhe në Premier League zbulohet një pretendent serioz për shërbimet e Gianluigi Donnarumma. Në kohën kur nuk po merr rrugë tratativa e komplikuar mes Mino Raiola e Milan për rinovimin e kontratës në skadencë në 2021, nga Anglia ka mbërritur oferta që për shumë do të ishte e parezistueshme: pesë vjet kontratë me 8 milionë euro plùs bonus në sezon. Chelsea i Abramovich është gati të lirohet nga Kepa për ti bërë vend talentit kuqezi.

Oferta këtë herë mund të jetë mikluese edhe për klubin e rrugës Aldo Rossi, duke qenë se, sipas asaj që bëhet e ditur nga Mbretëria e Bashkuar, Blues janë gati ta vlerësojnë Donnarumma 60 milionë, një shifër që, një vit nga skadenca, nuk mund të lërë indiferent Ivan Gazidis e pronësinë e Elliott. E gjitha në bazë të një sezoni që, mes fushës e jashtë fushës, me goditjen ekonomike që mund të lërë pas epidemia e koronavirus, do të jetë shumë i komplikuar për Milan e arkat e klubit. Aq më tepër që, ashtu si thotë renditja aktuale, Pioli nuk do të arrijë të kapë as objektivin minimal të kualifikimit në Europa League.

Në këtë situatë, kuqezinjtë do të ishin të detyruar të bënin sakrifica dhe Donnarumma në këtë këndvështrim është një nga lojtarët e duhur për të përmirësuar bilancin, në mos i vetmi. E lehtë të imagjinosh se cështja do të zgjidhet mbi bazë të ofertave konkrete që do të mbërrijnë tek kuqezinjtë. Pastaj do ti takojë palëve të vendosin cdo të bëjnë, me Donnarumma që do të donte të qendronte tek Milan - e ka theksuar edhe më parë - e me drejtuesit kuqezinj, që ndoshta kanë nevojë ta shesin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI