Flash

Thyen karantinën për dashurinë: Khedira ikën nga Torino për kapitenen e Bayern

Lapsi.al 29 March 2020
Thyen karantinën për dashurinë: Khedira ikën nga Torino

Mesfushori gjerman i Juventus, Sami Khedira, sipas lajmëve që vijnë nga Gjermania, është larguar nga izolimi në Itali për të qenë pranë Melanie Leupolz, me të cilën është frekuentuar prej disa muajsh. Edhe Melanie është një futbolliste, madje kapitene e Bayern Mynih. Vajza është 25 vjec e nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Chelsea.

Sipas asaj që bën të ditur Bunte, revista e gossip shumë e kuotuar në Gjermani, Khedira e Leupolz frekuentohen që nga maji 2019, kur juventini u pa në tribunë gjatë një ndeshje të kombëtares gjermane të femrave e Kilit. Lidhja e fundit stabël e Khedira është ajo me modelen Lena Gerke: ishin konsideruar cifti i ëndrrave, por, në 2015, pas katër vjet lidhje, u ndanë për shkak të projekteve të ndryshme që kishin në jetë: Khedria dëshironte të ndërtonte familje, Gercke kërkonte të përqendrohej tek karriera e saj.

Pesë vjet më pas, Khedira duket se e ka rigjetur dashurinë me Leupolz. Është e vërtetë që dy lojtarët nuk e kanë zyrtarizuar raportin, por të thyesh izolimin e të rrezikosh infektimin... patjetër që është dashuri...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI