Flash

Tokyo 2020 nuk ka ende një datë në 2021: ja hipotezat se kur do të zhvillohet Olmipiada

Lapsi.al 29 March 2020
Tokyo 2020 nuk ka ende një datë në 2021: ja hipotezat se kur do

Do të quhen gjithnjë Tokyo 2020, por Olimpiada do të zhvillohet në 2021: ky duket se është ajo që ka parashikuar komiteti organizator japonez. Sipas asaj që bën të ditur Kyodo News Lojërat verore të parashikuara për këtë verë, por të shtyra për shkak të emergjencës koronavirus do të mbahen nga 23 korriku në 8 gusht të vitit të ardhshëm.

Një task force është ngritur për të planifikuar kalimin e kalendarit të eventit në 2021, që fillimisht kishte programuar ceremoninë e hapjes në 24 korrik 2020. Një hark kohor i ngjashëm për 2021 do të kishte avantazhin se do të reduktonte numrin e modifikimeve në planin organizativ që është aktualisht ekzistues.

Sipas një burimi, janë analizuar disa periudha. Nëse nga njëra anë, një Olimpiadë në pranverë do të evitonte problemet e shkaktuara nga i nxehti e lagështira e verës në Tokio, një ndryshim drastik në sezon do të detyronte të përpunoheshin krejtësisht planet logjistike.

Programimi më vonë i eventit do të lejonte të kishte marzh më të lartë gabimi e do ti jepte pandemisë së koronavirus më shumë kohë për të bërë rrugën e saj. Ndër të tjera, duke qenë se Olimpiadat kanë një impakt në kalendarin sportiv të të gjithë botës, ruajtja e intervalite të kohës aktual, mund të lejojë më pak ndërprerje të kompeticioneve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI