Flash

Denoncimi i frikshëm i Ramirez: "Shumë klube kanë fshehur të infektuarit nga Koronavirus"

Lapsi.al 30 March 2020
Denoncimi i frikshëm i Ramirez: "Shumë klube kanë fshehur

Në kohën kur Serie A po përpiqet të kuptojë nëse mund të jetë në gjendje të përfundojë sezonin, nga Sampdoria, ose më saktë Gaston Ramirez, vijnë akuza të rënda për botën e futbollit e për mënyrën se si disa shoqëri administruan emergjencën koronavirus: "Samp nuk ka mbajtur fshehur asgjë, ndërsa shumë skuadra të tjera po e nuk e kuptoj - ka thënë lojtari uruguajan për Secolo XIX - Është mungesë respekti drejt kujt ka qenë transparent e drejt atyre personave që janë futur në kontakt me të infektuarit. Të zbulosh se ke virusin nuk është një njollë në dosjen penale, është cështje shëndeti, etike. Dikush mendon seriozisht se në Serie A vetëm Sampdoria ka patur 5, 6, 7 të infektuar?".

Ish-lojtari i Bolonjës ka duartrokitur sjelljen e klubit të tij ("Kemi përballuar emergjencën tonë me qetësi, duke folur shpesh me shokët tanë të sëmurë, që na kanë qetësuar gjithnjë për gjendjen e tyre"), ndërsa në lidhje me shkurtimin e pagave uruguajani ka deklaruar: "Paratë në këtë moment shërbejnë vetëm për një gjë, të ndihmojmë mjekët, infermierët e kërkimet shkencorei. Ti shkurtojmë për këtë qëllim".

"Dëgjoj që flasin shumë për të drejtat TV, shkurtime pagash, fitime të munguara - ka shtuar ai - sikur futbolli është i vetmi që po humbet para. Aktivitetet komerciale jo, ata që po humbin apo e kanë humbur punën? Futbolli rrezikon të japë një imazh të gabuar për veten, prej 'bote ndryshe'" përfundoi uruguajani.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI