Flash

Messi bie dakord, Barcelona lehtësohet: "Ok shkurtimit 70% të pagës"

Lapsi.al 30 March 2020
Messi bie dakord, Barcelona lehtësohet: "Ok shkurtimit 70% të
Futbollistët e Barcelonës kanë bërë të ditur se kanë pranuar reduktimin e pagës përmes rrjeteve sociale. Lionel Messi, ashtu si Luis Suarez e Ter Stegen mes të tjerëve kanë publikuar një mesazh në të cilin zyrtarizojnë "shkurtimin e 70% të pagës gjatë periudhës së emergjencës" duke shtuar se do të ndihmojnë në nivel ekonomik punonjësit e klubit. Polemika në Spanjë përfundon këtu: "Vullneti ynë ka qenë gjithnjë ky, e kuptojmë momentin. Heshtja jonë lidhej me faktin se prioriteti ynë ishte të gjendim zgjidhjen e duhur". MESAZHI I LOJTARËVE TË BARCELONËS "Është shkruar dhe folur shumë mbi skuadrën e parë të Barcelonës në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë kësaj periudhe të gjendjes së alarmit. Para së gjithash, duam të qartësojmë se vullneti ynë ka qenë gjithnjë për të aplikuar një ulje të pagave që marrim, sepse e kuptojmë që bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme e jemi të parët që e kemi ndihmuar gjithnjë klubin kur na e ka kërkuar. Përfshirë edhe shumë raste që e kemi bërë me inisiativën tonë, në momente të tjera që na është dukur e nevojshme apo e rëndësishme. Në anën tjetër, nuk resht së surprizuariqë brenda klubit ishin ata që donin të na vinin lenten zmadhuese e kërkonin të shtonin mbi ne presionin për të bërë dicka që ne gjithnjë kemi dashur ta bëjmë. Nga ana jonë, erdhi momenti të njoftojmë se, përvec shkurtimit prej 70% të pagave tona gjatë gjendjes së alarmit, do të japim një kontribut edhe për punonjësit e klubit që të mund ta marrin 100% të rrogës së tyre gjatë kësaj situate. Nëse nuk kemi folur deri tani ka ndodhur sepse prioriteti ishte të gjendim zgjidhjen e duhur për të ndihmuar klubin, por edhe ata që do të goditeshin më shumë nga kjo situatë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI