Flash

Projekti/ Skuadra të 'burgosura' në resorte: Premier League me ndeshje çdo tre ditë për dy muaj

Lapsi.al 30 March 2020
Projekti/ Skuadra të 'burgosura' në resorte: Premier League

Premier League si një Botëror për klube, me 20 skuadra të izoluara në grumbullim për gjashtë javë e ndeshje të luajtura me dyer të mbyllura cdo tre ditë mes qershorit e korrikut, në një numër të limituar stadiumesh. Është ky propozimi i fundit i shoqërive angleze për të përfunduar sezonin aktual. Idea, që bëhet e ditur nga e përditshmja angleze Independent, është për të kufizuar skuadrat, duke organizuar grumbullime të gjata në resorte të izoluar. Sistemim nga i cili lojtarë, stafi teknik e drejtuesit do të dilnin vetëm për ndeshjet, për të minimizuar rrezikun e infektimit.

Jo vetëm Federata por edhe lojtarët duan të konkludojnë sezonin - duke luajtur nëse është e nevojshme edhe në korrik - për të minimizuar impaktin negativ ekonomik. Të 92 takimet, që mbeten për tu luajtur, do të transmetohen në televizion, me shumë mundësi të hapur për publikun: një vendim që ka marrë konsensusin e qeverisë, sidomos nëse 'lockdoën' në Angli do të zgjatet. Të njëjtat masa kufizuese - në planin e Premier - do të aplikohen edhe për arbitrat, kameramanët e operatorët televizivë, ose më saktë të gjithë personat e përfshirë në organizimin e ndeshjeve, pasi të jenë testuar për koronavirus.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI