Flash

Shëtit në rrugët e Funchal: Ronaldo, Georgina e fëmijët shkaktojnë polemika në Portugali

Lapsi.al 30 March 2020
Shëtit në rrugët e Funchal: Ronaldo, Georgina e fëmijët

Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez nëpër rrugët e Funchal, duke shëtitur fëmijët e tyre. Imazhe të jetës së përditshme, por që po bëjnë shumë të diskutohet në kulmin e emergjencës shëndetësore që po kalon bota. Kampioni i Juventus ka përfunduar prej disa ditësh periudhën e karantinës së detyruar për arsye se ka qenë në kontakt me Ruganin që rezultoi pozitiv (rezultoi negativ ndaj virusit), por në Portugali ka sërisht polemika, duke qenë se edhe në vendin luzitan qeveria ka ndaluar të gjithë lëvizjet e panevojshme.

Pasi ka deklaruar gjendjen e emergjencës, një dekret i qeverisë portugeze ka vendosur se nga 22 marsi në 6 prill "është e lejuar të dalësh nga shtëpia për të marrë shërbime, për të shkuar në spital, për transportin e njerëzve që kanë probleme me lëvizjet, për të shkuar në bankë, për periudha të shkurtra aktiviteti sportiv në ambjent të hapur për vetëm një person, ose dy maksimumi, por jo për aktivitet në grup".

Shëtitja e CR7 me Georginën e fëmijët nuk futet në rastet e lejuara. Një thyerje e vogël e rregullave të vendosura nga autoritetet që, duke parë rëndësinë e personazhit, bëri xhiron e botës në vetëm pak caste.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI