Flash

"Unë jam një Formula 1, ai një kart": Benzema fyen keq Giroud

Lapsi.al 30 March 2020
"Unë jam një Formula 1, ai një kart": Benzema fyen keq

Karim Benzema është kthyer në sulm kundër zgjedhjeve që e parakalojnë në preferencat e teknikut të Francës Didier Deschamps dhe këtë herë në qendër të fyerjeve të tij është Olivier Giroud. Sulmuesi i Real Madrid nuk ka qenë i lehtë me fjalët e përdorura kundër shokut të tij të kombëtares, gjatë një videochat në Instagram me mikun e tij e influencerin Mohamed Henni: "Kush është më i mirë mes të dyve? E lehtë të përgjigjesh: nuk mund të ngatërrosh Formula 1 me kart - ka thënë lojtari i Real Madrid duke përdorur krahasimin e motorëve - E jam edhe i sjellshëm, të mosh shkojmë më tej... E di që jam unë Formula 1". Një batutë, ndoshta, sigurisht një deklaratë që do të krijojë shumë debate.

Francezi ka ngritur shënjestrën më pas, duke theksuar vlerën e punës së pisët të bërë në kombëtare nga lojtari i Chelsea, në shoqërinë e Mbappé e Griezmann: "Giroud funksionon sepse është aty. Nuk është spektakolar, nuk ekzalton tifozët por punon, bën të tijën. Atë që bën ai nuk do ta shihni në një Griezmann apo Mbappé".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI