Flash

Shenjat se ju e keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni kuptuar

Lapsi.al 31 March 2020
Shenjat se ju e keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni kuptuar

Ju mund ta keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni ditur. Ekspertët thonë që disa persona mund të kenë qenë të infektuar, por janë shëruar pa e ditur kurrë se e kanë pasur virusin në trup. OBSH dhe mjekët i kanë theksuar gjithmonë se cilat janë simptomat e koronavirusit, ndërsa disa persona që i kanë pasur këto simptoma, mund ta kenë kaluar koronavirusin si një grip të zakonshëm. Hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksfordit ka treguar që ekzistojnë tetë shenja të qarta të cilat tregojnë këtë:

Infeksioni i syve

Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e coronavirusit. “Është e njohur që cilido infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikimin sekondar, gjë që është rasti edhe te koronavirusi”, theksojnë shkencëtarët. Megjithatë, ata shtojnë që është pak e sigurt që të ndodhë që personi i infektuar të ketë konjunktivit si simptomë të vetme, por me siguri do të shfaqeshin të shoqëruara me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.

Kolla e thatë

Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të coronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

Lodhja mendore

Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.

Temperatura

Përveç kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i koronavirusit.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.

Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes

Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jetë simptomë e koronavirusit.

Problemet me stomakun

Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur diarrenë si simptomë.

Lodhja fizike

Edhe një simptomë e koronavirusit, e cila shfaqet për shkak të ftohjes, virusit të gripit, por edhe viruseve të tjera të shumtë është ndenja e lodhjes dhe e dobësisë. Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që vetë të përballet me formën e butë të këtij virusi, por që as të mos e vëreni që e keni pasur. Megjithatë, më së miri është që për çdo rast t’u përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.

Të këshilluara

A duhet bërë seks në kohën e koronavirusit?

A mund të bëj seks gjatë periudhës së izolimit? “The Guardian” sjell një udhëzues për intimitetin gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit të ri, COVID-1...

11:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI