Flash

Asnjë futbollist si Cristiano Ronaldo: miliarderi i tretë i sportit

Lapsi.al 1 April 2020
Asnjë futbollist si Cristiano Ronaldo: miliarderi i tretë i sportit

Juventus ishte klubi i parë i Serie A që vendosi shkurtimin e 30% të pagave të futbollistëve të tij për muajt mars, prill, maj e qershor, por pavarësisht kësaj Cristiano Ronaldo është pranë rekordit të tij të ri, të panumërt në karrierën e tij të jashtëzakonshme: ashtu si bën të ditur The Sun, CR7 këtë vit do të bëhet sportisti i tretë në aktivitet në botë që ka fituar një miliard dollarë gjatë karrierës së tij.

Përpara portugezit të Juventus, vetëm dy sportistë deri tani kishin arritur të preknin këtë kufi të cmendur, duke kaluar miliardin, Tiger Woods e Floyd Mayweather, por shumë shpejt në këtë podium do të futet të bëjë pjesë edhe 5 herë Topi i Artë. Një arritje e cmendur që natyrisht ish-sulmuesi i Real Madrid nuk do ta arrijë vetëm falë futbollit, por mbi të gjitha i ndihmuar fuqishëm nga imazhi i tij sportiv më i "kommercializuari" në botë e kontratat faraonike të firmosura me sponsor të ndryshëm, një mbi të gjitha, ai kundër Nike.

Vetëm në 2019, Ronaldo ka fituar rreth 100 milionë euro, të ardhura që kanë qenë të dyta vetëm pas atyre të rivalite të përjetshëm të portugezit, Lionel Messi, që në sezonin e kaluar ka përfituar 116. Shumë, por megjithatë ende nuk e bëjnë të kalojë barrierën e një milliard dollarëve.

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI