Flash

Imazhet e rralla/ Bëhen me ngjyra fotot e Luftës së Dytë Botërore

Lapsi.al 2 April 2020
Imazhet e rralla/ Bëhen me ngjyra fotot e Luftës së Dytë

Fotografi të rralla gjatë betejës së përgjakshme të Bugles, gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë kthyer në formatin me ngjyra. Beteja, “festoi” këtë vit 75 vjetorin e saj. Beteja e Bulges, ishte fushata e fundit e madhe sulmuese gjermane në frontin perëndimor, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Ajo u zhvillua midis 16 dhjetorit 1944 dhe 25 janarit 1945. Plani i Boshtit Nazist, ishte që të ndante linjat e Aleatëve (e përbërë nga Britania dhe SHBA), duke u dhënë kështu trupave gjermane mundësinë për të rrethuar dhe shkatërruar katër ushtri aleate. Sulmi erdhi përmes rajonit të dendur të pyllëzuar të Ëallonia, në Belgjikën Lindore, Francën Veriore dhe Luksemburgun.

Siç shihet dhe në foto, përveç pyjeve të dendura, ushtarët duhej të përballeshin dhe me një dimër të ashpër. Sulmi nga gjermanët erdhi si një surprizë e madhe në 16 dhjetor, të 1944, me forcat amerikane që morën presionin më të madh. Sidoqoftë, ndërsa beteja ishte gati në përfundim, forcat gjermane ishin varfëruar rëndë dhe ata nuk ishin në gjendje të zëvendësonin humbjet e tyre. Në fund Aleatët arritën që ta fitonin betejën, por fitorja erdhi në kurriz të pothuajse 90,000 trupave amerikane, të cilët ose u vranë, plagosën apo edhe u zhdukën. Ndërsa ushtria britanike humbi vetëm 200 trupa.

Nga krahu tjetër, Gjermanët, humbën midis 60,000 deri 90,000 trupa të cilët ose u vranë, u plagosën apo dhe u zunë rob. Ndërkaq, Beteja e Bugles, ishte beteja e vetme më e madhe dhe më e përgjakshme e luftuar nga Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI