Flash

Konspiracion pas anullimit të Wimbledon: turneu përfiton 100 milionë euro nga sigurimet

Lapsi.al 3 April 2020
Konspiracion pas anullimit të Wimbledon: turneu përfiton 100

Lajmi për anullimin e Wimbledon për shkak të koronavirus ka tronditur ndoshta Federer e tenistët e tjerë, por do të sjellë të ardhura të jashtëzakonshme për arkat e Slam-it londinez. All England Club në fakt ka qenë largpamës: nga 2003, kur ndodhi epidemia e Sars, ka përfshirë në policen e sigurimit të turnet një klauzolë kundër anullimit. Në rastin e Covid-19, në arkat e organizatorëve do të futen 100 milionë euro.

Klauzola, që kushton 1,6 milionë euro në vit, do të mbulojë pjesërisht humbjet që sjell anullimi i turneut: të ardhurat totale zakonisht vërtiten rreth 260 milionë, të cilave i hiqen natyrisht kostot e organizimit, si dhe ato të shpërblimeve që i shpërndahen lojtarëve (rreth 50 milionë).

"Natyrisht jemi me fat që kemi një siguracion që na ndihmon të zgjidhim gjithë problemet" ka konfirmuar drejtori i përgjigjshëm All England Club, Richard Leëis. Wimbledon - shkruar sot The Times - është i vetmi Slam që ka një klauzolë të tillë në kontratën e sigurimit kundër anullimit. E sic duket e ushtroi me shumë efikasitet...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI