Flash

Shkon të pijë në një bar me 20 të tjerë, arrestohet ish-rekordmeni i botës: atleti theu shtetrrethimin

Lapsi.al 3 April 2020
Shkon të pijë në një bar me 20 të tjerë,

Ish-rekordmeni botëror i maratonës, e medalja e bronxtë në Olimpiadë në Londër 2012, Wilson Kipsang, është arrestuar për shkak se ka thyer shtatrrethimin e vendosur në autoritetet në Kenia, nga ora 19 deri në 5 të ditës pasardhëse, si pjesë e masave kundër pandemisë së Covid-19. 38 vjecari është kapur në një bar duke pirë alkol së bashku me 20 të tjerë, mes të cilëve një politikan vendas.

Të gjithë janë marrë nga forcat e rendit e nuk janë lëshuar akoma. Ngjarja ka ndodhur në Iten, lokalitet në Kenya shumë i frekuentuar nga atletë që duan të stërviten në lartësi, duke qenë se ndodhet 2500 metra mbi nivelin e detit. Është një 2020 vërtetë për tu harruar për kampionin kenian,që në janar është pezulluar nga Uniteti i Integritetit të Atletikës së Lehtë, që i shtroi dy "aktakuza": i pari ishte shkelje e rregullave për disponueshmërinë e kontrolleve (vendndodhjes), dhe e dyta, ndoshta më serioze, për shkak se u përpoq për të manipuluar (nëse nuk e manipuloi me të vërtetë) dokumentacionin antidoping.

Kipsang arriti të vendosë rekordin botëror në kohën 2:03:23 gjatë Maratonës së Berlinit 2013, një rekord që mbeti për një vit i paarritur deri kur bashkatdhetari Dennis Kimetto e kaloi atë në 2:02:57 në Berlin. Një tjetër Kenyan, Eliud Kipchoge, e përmirësoi atë në 2:01:39 në Maratonën e Berlinit 2018.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI