Flash

Solidaritet financiar: Maradona gati të shkurtojë rrogën për të ndihmuar Gimnasian

Lapsi.al 3 April 2020
Solidaritet financiar: Maradona gati të shkurtojë rrogën për

Edhe Diego Armando Maradona dëshiron të bëjë pjesën e tij në luftën kundër koronavirus. Legjenda argjentinas i ka komunikuar Gimnasia La Plata se është i gatshëm të ulë pagesën e tij, për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë si ky aktual, me pandeminë e koronavirus që pezullon cdo aktivitet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i klubit, Gabriel Pellegrino, në mikrofonët e Cielo Sports: “Ishte një nga të parët që më tha se nëse është e nevojshme të prekej rroga e tij ta kisha parasysh sepse ishte i gatshëm ta bënte. Flasim për një person që nuk po mendon për fundin e muajit, për paratë, për asgjë, vetëm të punojë e të nxjerrë Gimnasia nga pozita në të cilën ndodhet”.

Por jo vetëm, sepsé ish-Pibe de Oro është kandiduar si ndërmjetës mes drejtuesve të Shoqatës së Futbollistëve argjentinas (Faa) e klubeve për të gjetur një zgjidhje për krizën: "Janë futbollistët që lëvizin botën tonë, pa ata do të ishte një fushë bosh që askush nuk do ta shihte - deklaroi ai - Shumë djem janë dëmtuar, kanë qenë të pafat, por nuk kanë reshtur së luftuari për klubin e tyre dhe është momenti ti mbështesim, ti garantojmë rrogat. Jo të gjitha situatat janë njësoj e duhet të marrim shembull nga Gjermania: lojtarët që kanë patur fatin të fitojnë shumë para gjatë karrierës së tyre, sot duhet të ndërtojnë një fond të përbashkët për të ndihmuar lojtarët e kategorive inferiore. E njëjta edhe për ne trajnerët", ka thënë ai për 'Infobae'.

Maradona nuk është i vetmi mes sportistëve argjentinas që janë treguar të gatshëm për këtë opsion. Edhe Carlos Tevez, sulmuesi i Boca Juniors, ka njoftuar një ditë më parë dëshirën për të bërë pa rrogë, në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI