Flash

FSHF e detyruar nga UEFA të luajë kampionatin: në mesin e majit vendosen për 3 variantet e menduara

Lapsi.al 4 April 2020
FSHF e detyruar nga UEFA të luajë kampionatin: në mesin e majit

Nuk kishte pritur mesazhin e qartë, me nota të sjelljshme, por absolutisht të fortë të Uefa-s, Federata Shqiptare e Futbollit për të ndërtuar hipotetikisht variantet për të përmbyllur kampionatin e Superiores 2019-20, por ajo që është saktësuar pas daljes së fundit të Alexander Ceferin është se do të bëhet e pamundura për ti cuar kompeticionet deri në fund: "Qëndrimi i përbashkët që u mor nga UEFA, Federata e Klubeve Europiane dhe Ligat Europiane më 17 Mars, ishte që të bëhet cdo përpjekje për ti lejuar të gjitha kampionatet vëndase dhe kompeticionet Europiane të përfundojnë sipas formatit të tyre" shkruhej në komunikatën e Uefa-s dhe ndoshta është kjo mënyra më e mirë për ti vënë të gjithë dakord.

Aludimet janë nga më të ndryshmet, me Tiranën që po përgatitet edhe për skenarin më komod të mundshëm, shpalljen kampion me renditjen aktuale. Bardheblutë ndoshta janë skuadra më pak në diskutim në këtë rast, me 9 pikët e diferencës së krijuar nga ndjekësi më i afërt, ashtu si edhe dy skuadrat që mund të përshëndesin Superioren Flamurtari e Luftëtari. Dy skuadrat kanë kohë që e kanë mësuar fatin e tyre, por në këtë rast do të kërkojnë të luajnë kartën e modelit që po mendohet në Serie A (shmangia e rënies së skuadrave dhe një kampionat me dy skuadra më shumë, ato që vijnë nga poshtë, për të paktën një edicion), që do të ishte kamardarja e shpëtimit për dy klube me emër të madh, por me financa të vogla. Pështjellimi do të ishte i gjithi për zonën Europiane ku asnjë nga 7 skuadrat e përfshira nuk do të mbetej e kënaqur, natyrisht përvec atyre që do ta fitonin nga renditja aktuale.

E megjithatë janë tre variantet e mundshme të FSHF-së për ti dhënë zgjidhje verdikteve gjithnjë nën aprovimin e UEFA-s, që nuk do të shprehet përpara mesit të muajit maj: "Duke ndjekur nga afër zhvillimet e situatës aktuale, grupi i punës që merret me kalendarin do të thotë sa më shpejt të jetë e mundur, nga mesi i muajt Maj, se cili nga planet do të përdoret për përfundimin e sezonin, pa lënë asnjë prapa. Pezullimi i kompeticioneve duhet të jetë zgjidhja e fundit, pasi të dilet në përfundim që asnjë alternativë kalendarike nuk do ta lejonte përmbylljen e sezonit". E kështu, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka sqaruar se po studiohen alternativat, në varësi të zhvillimit të pandemisë. Nëse gjërat nuk shkojnë gjatë me bllokimin e aktiviteteve, atëherë do të luhet cdo 3 ditë për të përfunduar sezonin në kohën e duhur.

Për momentin ndërprerja është e fundit që merret në konsideratë, e provuar kjo është nga lëvizja e bërë nga Federata Belge e Futbollit, që u pasua nga kërcënimi i qeverisë europiane të futbollit, se një hap i tillë mund të ndëshkohet me përjashtimin nga Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. E sikur të mos mjaftonte kriza financiare e shkaktuar nga Covid 19, për klubet shqiptare do të ishte një goditje drastike të mbetej pa të ardhurat nga Champions apo Europa League. Kështu, me shumë mundësi ky sezon do të vazhdojë gjatë, ndoshta edhe në 30 qershor si ka parashikuar UEFA.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI