Flash

Lotito e Tare fiksojnë takimin me Inzaghi: Lazio kërkon ta blindojë deri në 2025

Lapsi.al 4 April 2020
Lotito e Tare fiksojnë takimin me Inzaghi: Lazio kërkon ta
Kërcënimi që vjen nga Psg e Barcellona është real, të paktën sipas asaj që bën të ditur media në Francë e Spanjë. Leonardo dëshiron ta marrë në Paris së bashku me Milinkovic-Savic, drejtuesit blaugrana në anën tjetër e studiojnë nga larg, të mrekulluar nga metodat e tij të punës. Por presidenti i Lazio Claudio Lotito e drejtori sportiv Igli Tare nuk kanë ndërmend të lejojnë kaq lehtë largimin e Simone Inzaghi, arkitekt i Lazio që po i magjeps të gjithë. Sipas asaj që bën të ditur Radiosei, për teknikun bardhekaltër është gati në tavolinë rinovimi i kontratës aktuale, në skadencë në 2021, me një pagesë prej 3 milionë euro në sezon. Takimi mes Lotito e Inzaghi është fiksuar tashmë në axhendë, me shoqërinë që do të provojë të rinovojë kontratën e teknikut deri në 2025. Të premten, në 3 prill, Inzaghi ka festuar katër vjet në krye të Lazios, me një Kupë Italie e dy Superkupa italiane në palmares, e të dielën do të festojë 44 vjetorin. Lojtarët e tij nuk mund ta përqafojnë në situatën pandemike që po kalon bota, por po i organizojnë një festë në conference call për ti uruar ditëlindjen të gjithë së bashku. E nuk do të mungojnë as Lotito e Igli Tare, që janë gati ti bëjnë dhuratën më të bukur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI