Flash

Ceferin tregon datat e formatin e Kupave: për herë të parë UEFA pranon se mund të mos luhet më

Lapsi.al 5 April 2020
Ceferin tregon datat e formatin e Kupave: për herë të parë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka lajmëruar Ligat kombëtare se duke pezulluar përfundimisht kampionatet (sikurse ka bërë Belgjika) rrezikohen të jenë të përjashtuara nga kompeticionet evropiane. Presidenti Aleksandër Ceferin, duke folur për gjermanët e ZDF, ka vënë pikat mbi situatën. “Më 3 gusht duhet të jetë mbyllur Champions League dhe Europa League. Situata është e jashtëzakonshme dhe nevojitet të jenë fleksibël: mund të luajmë në të njëjtat data dhe në të njëjtat orare kompeticionet kombëtare”.

CEFERIN PRANON: “EDHE MUND TË MOS LUAJMË MË”

Numri një i konfederatës ka analizuar të gjithë skenarët. “Kemi disa plane për majin, qershorin dhe korrikun, por ekziston edhe mundësia që të mos kthehen më të luajnë. Nëse autoritetet nuk do të autorizojnë, nuk do të mund të bëhet. Do të varet nga qeveritë e çdo vendi. Shtator apo në tetor do të jetë shumë vonë”. Për Kupat, Ceferin ka pranuar: “Mund të zhvillohet me një ndeshje të vetme duke hedhur short për fushën ose në fushë asnjanëse. Të paktën, me formulën e “finales me tetë”, apo “final four”. Praktikisht të gjitha portat e mbyllura”. Para së gjithash shëndeti i futbollistëve mbetet në vend të parë. “Do të jetë një gabim t’i vëmë në rrezik, ashtu sikurse arbitrat apo tifozët. Por kemi nevojë për sport, sjell energji dhe njeriu është nervoz dhe i shqetësuar”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI