Flash

"Duhet anulluar i gjithë sezoni i F1": eksperti i Cirkusit Ecclestone shpjegon arsyen

Lapsi.al 5 April 2020
"Duhet anulluar i gjithë sezoni i F1": eksperti i Cirkusit

Kampionati i Formula 1 2020 duhet të anullohet sepse, me fshirjen e disa Cmimeve të Mëdha për shkak të emergjencës nga koronavirus, nuk do të ketë mjaftueshëm gara për të kurorëzuar "normalisht" kampionin e botës. Është i bindur për këtë ish-numri 1 i Circusit, Bernie Ecclestone. "Duhet të ndalojmë këtë sezon e të rinisim vitin e ardhshëm, sepse nuk shoh si mund të arrijmë të kemi një numër korrekt garash për kampionatin", ka thënë ai për Bbc.

Rregullat përcaktojnë se duhet të kompletohen të paktën tetë gara për të zgjedhur fituesin e kampionatit. E nëse do të zhvilloheshin ato tetë Cmime të Mëdha e Lewis Hamilton bëhet kampion bote, do të barazonte rekordin e titujve të fituar (7) që i takon Michael Schumacher. "Nuk besoj se do bënte ndonjë diferencë të madhe për Lewis - ka sqaruar Ecclestone -, do të fitonte pavarësisht nga numri i garave. Por do të ishte e tmerrshme nëse fiton me vetëm tetë gara, nuk do të ishte ndonjë farë kampionati".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI