Flash

Teoria e konspiracionit e Van Gaal: "Duan të ndalojnë kampionatin, për të përfituar nga kriza"

Lapsi.al 5 April 2020
Teoria e konspiracionit e Van Gaal: "Duan të ndalojnë

Të luhet edhe në verë por të mbyllet sezoni apo të ndalet e të mendohet menjëherë për 2020/21? Debati është i hapur në të gjithë Europën, duke i ndarë palët në pozicione kundërshtuese. Louis Van Gaal, ish-trajneri i Hollandës, reshtohet në favor të teorisë së parë, duke sulmuar egër ata që mendojnë ndryshe: "Është skandaloze mënyra se si përdoret shëndeti si justifikim për të diskutuar nëse do të kthehemi për të luajtur apo do të ndalojnë përfundimisht kampionatet".

Debati i trajnerit i referohet Hollandës, por mund të shtrihet fare mirë në të gjithë Europën, për ata që e mendojnë si ai: "Futbolli tani për tani nuk ka shumë rëndësi, por kur të sigurohemi se virusi është mundur, duhet të mbyllim kompeticionet. Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushë, jo për të thënë: pas 25 ndeshjesh mbyllim gjithcka e shpallim kampion Ajax".

Van Gaal vazhdon arsyetimin e tij: "Meqë ra fjala nuk duan të luajnë ata që janë në pozicion të mirë ose jashtë zonës së rënies nga kategoria. Klube që abuzojnë nga kriza për interesat e tyre dhe e bëjnë të duket si një cështje e shëndetit publik".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI