Flash

Zyrtare/ Moto GP humb dy gara të tjera: Mugello e Montmelo shtyhen

Lapsi.al 7 April 2020
Zyrtare/ Moto GP humb dy gara të tjera: Mugello e Montmelo shtyhen

Mungonte vetëm zyrtarizimi që tani ka mbërritur: GP i Italisë në Mugello në 31 maj e GP i Katalonjës në 7 qershor janë shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të pandemisë së Koronavirus. Një kalendar i ridizenjuar duhet të prezantohet në ditët e ardhshme. Shtyrja e këtyre dy eventeve erdhi vetëm pak ditë pas një tjetër shtyre, atij të GP të Le Mans, për tu riprogramuar njësoj me Jerez. Sipas kalendarit, data e parë e përdorshme për nisjen e sezonit të MotoGP është ajo e 21 qershorit, kur në program është GP i Gjermanisë në Sachsenring.

“Me hidhërim njoftojmë shtyrjet e Cmimit të Madh të Italisë e atij të Katalonjës që duhet të zhvilloheshin në cirkuitët e Mugello e Montmeló nga 29 në 31 maj e nga 5 në 7 qershor - lexohet në një komunikatë të Fim, Irta e Dorna Sports -. Pandemia aktuale e koronavirus na ka detyruar të riprogramojmë eventet. Duke qenë se situata është në zhvillim konstant, si për Gp e Spanjës e Francës, një datë e re për këto evente nuk mund të konfirmohet deri kur nuk do të jetë e qartë panorama. Një program i ripërpunuar do të publikohet sapo të jetë e mundur”.

Me njoftimin e bërë, rritet në 4 numri i provave të shtyra. Përjashtohet për momentin hipoteza për të zgjatur sezonin deri në fund të të dhjetorit, mes opsioneve mbetet ajo për të kaluar pauzën verore e të garohet mes 19 korrikut e 2 gushtit në Jerez, Le Mans, Mugello e Montmeló, në pritje të kuptohet nëse do të konfirmohet data e 12 korrikut për GP e Finlandës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI